Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi është mbledhur në drejtimin e Fatmir Xhafës për të vijuar diskutimin e projektligjit për Gjykatën Kushtetuese. Kërcënimi i Lulzim Bashës për të djegur mandatetet e depuetëve të PD-së në rast se bashkojnë votat me maxhorancën për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj e lidh me temperaturat e larta. Pas mbledhjes së komsionit të posacëm të reformës ku diskutohej nen për nen ligji i Gjykatës Kushtetuese pa opozitën, Xhafaj e quajti çudi një deklaratë të tillë.
Pavarsisht se kaloi pjesën më të madhe të ligjit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët nuk arritën ta miratonin në total. Kjo pasi dhe mes tyre kishin ndasi për 3-4 nene të caktuara.
Pas mbledhjes me dyer të mbyllura Xhafaj u shpreh për mediet: ??U shqyrtua nen për nen projektligji për Gjykatën Kushtetuese, pati debat dhe diskutime por arritëm t?i kalojmë të gjitha nenet gjatë diskutimit të zgjatur. Kanë mbetur 3, 4 nene të hapura për tu dhënë mundësinë ekspertëve të rireflektojnë mbi përmbajtjen e tyre bazuar edhe në çështjet që trajtuan kolegët deputetë dhe besoj që të premten do rishikohen edhe këto nene për të përmbyllur të gjithë diskutimin për projektligjin për Gjykatën Kushtetuese??.
Në ligjin e ri janë reduktuar afatet e funskioninmit të Gjykatës Kushtetuee. Konkretisht afati 2-vjeçar për shqyrtimin e kërkesave individuale është reduktuar në 4 muaj. Ndërsa kundërshtimi i akteve normative nga 3 do të marrë zgjidhje për 2. Po ashtu janë detajuar në procedurë, afate dhe subjekte kërkuese disa procedura gjykimore që kanë qenë të parregulluara nga ligji ekzistues, të tilla si: zgjedhshmëria e deputetëve, shkarkimi i Presidentit të Republikës, shqyrtimi i papajtueshmërisë së deputetëve, i referendumit, etj.