Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Korrupsioni mbetet sfida më e madhe për ekonominë shqiptare. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxjerë një sërë konkluzionesh në lidhje me problemet me të cilat po përballet ekonomia shqiptare. Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, theksoi se duhet të merren masa për të përballuar këtë fenomen gërryes per vendin. Rënia e kreditimit në vend sipas kreut te KLSH-së është e ndikuar sidomos nga politikat e bankave mëmë.
Korrupsioni në vend vijon që të mbetet një nga sfidat më të mëdha të ekonomisë në Shqipëri.
Në përmbyllje të konferencës tre ditore ?Analiza e Riskut?, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit u shpreh se duhet të merren një sërë masash si dhe të bëhet kujdes në përzgjedhjen e audituesve.
Bujar Leskaj: Korrupsioni është një rrisk kyç, prandaj duhet ti jepet vëmendje e vazhdueshme në nivelin më të lartë të menaxhimit. Përballja ndaj riskut të korrupsionit është një nga sfidat më të mëdha që kanë institucionet e shtetit dhe në veçanti KLSH me qëllim që ky rrisk të mos gjenerojë rrisqe të tjera që mund të rëndojnë klimën financiare dhe të sjellin pasoja që do të duhet kohë dhe punë e gjatë për ti riparuar.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/risqet-ne-ekonomi-klsh-korrupsioni-sfida-me-e-madhe-per-administraten/