Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për rreth 10 ditë, Vlora dhe zona e bregdetit ,deri në Orikum do të kenë mungesa të energjisë elektrike.
Shkak bëhet ndërhyrja në linjën e tensionit të lartë 35 kilovolt, punime të cilat po kryhen dhe kanë nisur nga një firmë private e nënkontraktuar nga OSHEE. Informacioni percillet dhe nga OSHEE Vlorë, teksa bëhet me dije se orari i ndërprejes së energjisë do të jetë i zgjatur, madje efektet e para kanë nisur të ndihen, teksa Orikumi ka vuajtur mungesën e energjisë prej ditës së djeshme.
Remonti bëhet me qëllim përmiresimin dhe shmangien e problemeve të furnizimit me energji gjatë pikut të sezonit turistik, kryesisht në muajt korrik-gusht, duke marrë në konsiderate faktin se gjatë viteve të shkuara, zonat bregdetare kanë hasur jo pak probleme me ndërprejen e energjisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlora-deri-ne-orikum-10-dite-pa-drita-shkak-remonti/