Report TV - Gjykata vendos, sekuestro tjetër për pronat e Kastriot Ismailajt të DIA

Report TV 2016-07-17

Views 5

Gjykata e Tiranës vendosi sekuestrimin, në vlerën e 8 mln eurove, mbi të gjitha pasuritë e luajtshme e të paluajtshme si dhe llogarit bankare të Kastriot Ismailajt e familjarëve të tij.

Tre gjyqtarët, me relator Artur Gaxha dhe anëtarët Flamur Kapllani e Julian Haxhiu vendosen të pranojnë kërkesën e juristëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për sekuestrimin e pasurisë së Ismailajat. Ky vendim sekuestrimi u morë në procesin civil ndaj Ismailajt, ku OSSHE-ja ka paditur të pandehurin duke i kërkuar dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar ndaj shtetit shqiptar. Dëm ky që është vlerësuar në shumën e 8 mln eurove, duke përfshirë këtu shumën që Ismailaj ka përfituar me anë të mashtrimit ndaj CEZ-shpërndarja për mbledhjen e debive.

Share This Video


Download

  
Report form