Report TV - Prezantohet planin urbanistik i Tiranës,Veliaj: Me shtatë qendra

Report TV 2016-07-17

Views 1

Këtë të martë Bashkia e Tiranës ka prezantuar planin urbanistik të Tiranës nën drejtimin e arkitektit Italian Stefano Boeri. Ky plan tha kryebashkiaku Veliaj në fjalën e hapjes nuk është ai i ndërtimeve pa leje dhe kjo ëhstë e sigurtë. Veliaj tha se do e kthejë kryeqytetin me 7 qendra

?Tirana do të ketë 7 qendra. Tirana policentrike do të ketë qendër atë që ka sot, Kombinatin, Kinostudion, Laprakën, Bulevardin e Ri, në Shkozë dhe Qyteti Studenti. Tirana me 1 milionë banorë nuk mund të vazhdojë të sillet vetëm rreth sheshit ?Skënderbej?. Shumë institucione duhen shpërndarë në këto qendra, në mënyrë që t?i jepet frymë qytetit dhe jo të gjithë të dynden në qendër kur kanë hall?, tha Veliaj.

Veliaj u shpreh se ky plan është një dokument i rëndësishëm, por ajo që ka më shumë rëndësi është transparenca dhe vendimmarrja e drejtë.

Duke përmendur disa nga idetë bazë të planit urbanistik, Veliaj theksoi: ?Sigurisht nuk po them që në Tiranë nuk do të ndërtohet, por është mirë që të vendosim kalin përpara karrocës dhe jo karrocën para kalit"

"Si çdo ide e mirë, si çdo ide e madhe, si çdo plan, edhe kjo do të provokohet. Më thoni një punë të mirë që bashkia ka bërë dhe nuk është provokuar. Disa herë, duke kaluar edhe në limitet e histerisë, siç ishte rasti i parkut të fëmijëve, që sic e pamë ishte shumë zhurmë për asgjë. Jam i sigurt si çdo projekt edhe ky dokument, një projekt madhor i bashkisë do të hajë debat. Ky nuk është një konkurs bukurie. Nuk ka nevojë që të biem dakord për gjithcka, ajo që duhet të ndodhë është që të marrim vendime të drejta, transparente dhe secili që ka dicka për të thënë, të dëgjohet dhe idetë më të mira të implementohen. Gjithmonë do të ketë kundërshtarë".-tha Veliaj

Kryebashkiaku dha garancinë se pavarësisht pushimeve bashkia e Tiranës do të punojë gjatë gjithë verës për realizimin e projekteve të saj.

?Ekzaktësisht 1 vit më parë, në 21 qershor të vitit të kaluar Tirana vendosi që të na jepte besimin për t'i çuar gjërat në drejtimin e duhur. Sot ndihem i emocionuar dhe dua t'i them faleminderit të gjithë atyre që na e dhanë këtë besim dhe që na bekuan me besimin e tyre për të provuar qoftë edhe këtë vit të parë, se disa gjëra mund të shkojnë në drejtimin e duhur, ku ka një vullnet ka një zgjidhje, pavarësisht rrethanave, pavarësisht vështirësive, pavarësisht financave?, tha kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Ai ka theksuar se gjatë këtij viti është përpjekur që të justifikoje plotësisht besimin e dhënë dhe t'ua kthejë atë qytetarëve me punë konkrete për Tiranën.

?Dua t'i falenderoj të gjithë ata qytetarë që ndoshta na ndjekin tani nëpërmjet ekranit, me shpresë që nuk i kemi zhgënjyer dhe me premtimin se ky ishte vetëm viti ynë i parë dhe më e mira ende s'ka ardhur?, shtoi Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form