Report TV - Basha takim me FMN: Shpalosëm programin për daljen nga kriza

Report TV 2016-06-21

Views 5

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar sot përfaqësues të Fondit Monetar Ndëkombëtar u pas takimit, në një dalje të posaçme për mediat, ka thënë se i ka njohur përfaqësuesit e FMN-së me planin e Partisë Demokratike për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Basha tha se me këtë plan vendi del nga kriza dhe sigurohet rritje ekonomike me shtimin e vendeve të punës me paga dinjitoze.

?Ne jemi për taksim të sheshtë, taksim të lehtë, procedura të thjeshta. Anulimin në bllok të koncesioneve të dhëna nga kjo qeveri. Fokusimin e buxhetit tek investimet që hapin vende pune. Mbi të gjitha rritje të shpejtë ekonomike. Ne bëjmë takime si qeveria e së nesërmes që do të menaxhojë mirë borxhin publik, dhënies fund të praktikave korruptive, taksimin e lehtë e të sheshtë, investime në sektorin publik të parave që shkojnë sot për shpenzime luksi që do ndihmojnë sidomos shtresat në nevojë. 9% taksë e sheshtë, 15% TVSH do nisin jetë që në javën e parë të qeverisë? tha Basha.

Basha ka shtuar se, sot Shqipëria po vuan nga koncesionet korruptive, taksat e larta, korrupsioni në radhët e tatimorëve dhe performanca negative fiskale. Por mbi të gjitha shqiptarët po përballen me një situatë aspak të favorshme ekonomike dhe përkeqësim të klimës së biznesit.

?Si opozitë jemi angazhuar duke denoncuar e parandaluar në disa raste praktika korruptive të partneritetit publik privat në shëndetësi, në fushën energjetike, TVSH-në, performancën fiskale, taksimeve etj. Ka përkeqësim të situatës ekonomike, klimës së biznesit, gjendja ekonomike në vend është përkeqësuar nga korrupsioni, kontrabanda, taksat e larta, evazioni fiskal, korrupsionit prej të cilave Shqipëria humb 1 miliard euro në vit. Taksat janë rritur, ekonomia jo? tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form