Mungesa e investimeve prej 25-vitesh në sistemin vaditës ka penalizuar fermerët e Kurbinit, ndërsa premtimet për zgjidhjen e këtij problemi kanë mbetur vetëm në letër.
Me qindra hektar tokë bujqësore në zonën e Kurbinit nuk do të kenë vaditje edhe kësaj vere.
Ndonëse gjatë këtij viti është bërë një investim në sistemin vaditës me një gjatësi 12 km nga Miloti deri në Adriatik, ai do të shërbeje vetëm për njërin krah të fushave.
Fermerët e kësaj zone shprehen se i kanë kthyer sytë nga qielli me shpresë të reshjeve të shiut, pasi në të kundërt prodhimet e tyre do shkojnë dëm edhe këtë vit.