Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej të paktën 5 vitesh firmat ndërtuese të hidrocentralit nuk kanë paguar asnjë taksë vendore, duke shpërfilluar në vazhdimësi kërkesat e bashkisë së Mirditës. Shqetësimi është ngritur nga administratorja e Rubikut, e cila thotë se do bëhet dhe kallëzim në prokurori për dëmin mjedisor të shkaktuar dhe mungesën e pagesës së taksave.
Kompanitë ndërtuese të Hidrocentralit në zonen e Mirdites, nuk kanë paguar taksat vendore që kur kanë nisur këtë investim në vitin 2011-të.Ndonëse punojnë në territorin e Bashkisë Mirditë, keto firma e kanë shpërfillur këtë insitucion duke mos ju përgjigjur me dhjetëra shkresave që u janë drejtuar nga Njesia Vendore. Ky fakt është bërë i ditur nga Administratorja e Rubikut Flora Jushit, sipas të ciles këto firma kanë kryer në masaker mjedisore në zonen e Mirditës.Në këto kushte Bashkia do të depozitojë një kallëzim penal.
Flora JUSHI Administratore e Rubikut: Firma nuk paguan asnjë detyrim në ambientet as ish-bashkisë dhe as bashkisë së madhe sot në Mirditë. Duke filluar nga taksa e banesës, duhet të jesh taksapagues i rregullt, bashkëpunim, rregullësi dhe mirëmbajtja e territorit. Në të kundërt do të bëjmë kallëzim penal.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rubik-prej-5-vitesh-firma-ndertuese-e-hec-it-shmang-taksat-vendore/