Report TV -"Drejtësia", Felaj: Asnjë skenar për zgjedhje të parakohshme

Report TV 2016-06-20

Views 1

Nuk ka asnjë skenar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend, edhe nëse reforma në drejtësi nuk siguron votat kushtetuese për votim në parlament. Kjo deklaratë vjen nga ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, gjatë emisionit ?5 pyetje nga Babaramo? në REPORT TV.

Felaj thotë se shqiptarët e kanë votuar këtë mazhorancë për të qeverisur përmes reformave ndërsa tha se kjo është koha që palët politike të tregojnë nëse e duan reformën në drejtësi apo jo.

E megjithatë Felaj është e bindur në reflektimin individual të deputetëve për votimin e reformës më të rëndësishme në 25 vjet. Sipas saj, ideja e referendumit është e mirëpritur nga Partia Socialiste por kjo kalon përmes një votimi me shumicë kushtetuese në parlamentin shqiptar.

Share This Video


Download

  
Report form