Report TV 0 Vrau Leonard Muratajn, gjykata ​vendos burg për Bedri Hakën

Report TV 2016-06-20

Views 4

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Bedri Hakën autorin e vrasjes së biznesmenit durrsak Leonard Murataj në nëntor të 2014-tës.

Haka u ndalua dy ditë më parë në Nikël të Krujës me akuzën e vrasjes së biznesmenit së bashku me dy të tjerë me të cilët udhëtonte në makinë. Gjatë gjykimit në Gjykatën e Durrësit familjarët janë përplasur me policinë pasi sipas tyre arrestimi është i paligjshëm.

Vendimi është kundërshtuar ashpër nga familjarët e, Bedri Hakës, të cilët janë përpalsur në sallën e gjyqit me forcat e policisë.

Ndërkohë avokati i Berdi Hakës, e ka quajtuar të paligjshëm arrestimin e klientit tij me argumentin se me 30 maj të 2016 gjykata e Apelit e ka pushuar ceshtjen ndaj të riut, te pakten akuzën për pengim të zbulimit të vërtetës.

Haka një prej anëtarëve të "Bandës së Niklës" ishte prej kohësh i shpallur në kërkim si autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Leonard Murataj në nëntor të 2014 e cila sipas hetimeve rezulton të ketë qenë e paguar. Përveç kësaj ngjarje Haka është hetuar dhe dyshuar si i përfshirë edhe në ngajrje të tjera kriminale në Durrës e Krujë

Share This Video


Download

  
Report form