Ministria e Arsimit nuk publikon variantin B të provimit të matematikës. Si në çdo rast MAS duhet të bënte publike dy variantet e tezës së matematikës, por ka zgjedhur të publikojë vetëm variantin A.
Në këtë mënyrë MAS fsheh tezën e provimit për rreth 20 mijë maturantë, duke mos publikuar as përgjigjet e sakta. E pyetur nga Report TV, Rezana Vrapi drejtoresha e agjencisë Kombëtare të Provimeve mohon që variant B i testit të matematikës të mos jetë publikuar.
Por nga një klikim në faqen online të agjencisë, shikohet qartë që është bërë publike vetëm variantin A. Kjo fshehje nga ana e Ministrisë së Arsimit ka ardhur për shkak se teza B e Matematikës u publikua nga Report Tv 1 orë para se provimi të përfundonte. Edhe vet maturantët konfirmuan që variant B i cila ishte publikuar, ka qenë ai për të cilin ata janë testuar.
Ndërkohë për sa i përket provimeve me zgjedhje, Vrapi thotë se kush kapet me celular përjashtohet automatikisht nga testimi.
Përgjigjet e testit të Gjuhë Letërsisë dhe Matematikës pritet të dalin në ditët e para të korrikut.