Report TV - Avioni i Kombëtares bën ulje të detyruar, shkak moti i keq

Report TV 2016-06-20

Views 5

Avioni i Kombëtares shqiptare ka bërë një ulje të detyruar në Francë.Pas 20 minutash rrugë është dhënë "alarmi" për një ulje të detyruar e cila fatmirësisht ka qënë për shkak të motit të keq. Fatmirësisht lojtarët nuk kanë pësuar asnjë gjë, përveç kohës së kthimit mbarpsht të avinonit.

Zëdhënësi i FSHF-së Tritan Kokona në një lidhje telefonike për Report Tv tha se ky është një alarm fals dhe se lojtarëve nuk iu ka ndodhur asnjë gjë. Avioni, sipas tij, nuk ka pasur asnjë turbulencë, por pilotët janë kthyer mbrapsht, për të evituar ndonjë situatë.

?Alarm fals është, nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe, moti ndryshon çast pas çastit. Gjëra të zakonshme janë këto. Duhej të uleshim në aeroportin e Lionit, por për shkak të motit u kthyem në aeroportin e Brestë. U detyruam që të bënim 20 minuta rrugë me avion. Për pak minuta presim të vijë autokolona që do na merrte në Lion. Kemi paralajmëruar se është shi e mjegull. Do nisemi për në hotelin tonë? tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form