Regjisori boshnjak, Dino Mustafiç, ka ardhur në Tiranë që të zhvillojë audicione me aktorët e Teatrit Kombëtar. Ka vendosur të ngjis në skenën shqiptare ?Equus?, një dramë tronditëse të autorit Peter Shaffer.
Regjisori Mustafiç, që ka ngjitur në skenë edhe ?Gjeneralin i ushtrisë së vdekur? të Ismail Kadaresë, zgjon ambicjen e aktorëve më të njohur shqiptarë për të luajtur nën drejtimin e tij.
Nuk mungojnë në audicion Elia Zaharia, Olta Gixhari, etj. Bashkëbisedimi me regjisorin boshnjak sapo ka nisur.
Ndërkohë në ambjentet e e Teatrit Kombëtar po bëhen ushtrime të ndryshme improvizimi, për shkak të strukturës së veçantë që ka vepra ?Equus?.
Regjisori Dino Mustafiç, i lindur në Sarajevë, njihet për regjinë e shumë produksioneve të suksesshme në Bosnjë, por edhe në rajon, duke përfshirë pjesë nga Sartri, Jonesko, etj.