http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike i është rikthyer akuzave në adresë të kreut të qeverisë. Sekretari për Zgjedhjet në PD, duke iu referuar plagosjes së nje prej aktivisteve të kësaj partie në Kavajë, tha se Rama jo vetëm nuk po i largohet vëllazërisë së krimit, por po e forcon atë.Ivi Kaso: Kjo është një shkelje syri që Edi Rama u bën gjithë banditëve nën armë që ka në gjithë vendin, duke u treguar se është me ta, duke u treguar se ata gëzojnë plotësisht mbështetjen e tij. Duke u treguar se vëllazëria e krimit është në fuqi. Ky poshtërim që po u bën Edi Rama qytetarëve me bandat e tij të armatosura po kthehet në kosto shumë të lartë, dhe shefi i rilindjes duhet të përgatitet ta paguajë shtrenjtë këtë faturë.Po nga selia blu, kreu i qeverisë është akuzuar sërish për përgjim të paligjshëm.Ina Zhupa: Është krimi më i rëndë i këtyre 3 viteve, krim shtetëror që cenon sigurinë kombëtare, shkel brutalisht Kushtetutën, liritë e të drejtat themelore të njeriut. Edi Rama ia doli përmes kërcënimeve mafioze ndaj gjykatës të shpëtojë për momentin një nga hallkat e krimit, drejtorin Cako. Po ai nuk do të mundet kurrë të lajë duart nga kjo aferë skandaloze, më e rënda e bilancit të tij të pasur me krim e korrupsion.Opozita thekson se kryeministri Rama duhet të japë sqarime mbi këto çështje. Po ashtu, i bën thirrje organeve të drejtësisë të mos bien pre e presioneve të qeverisë.