Report TV - Kushtet e reja të PD, kërkon “kokën” e Ganajt dhe Totozanit

Report TV 2016-06-19

Views 0

Krahas kërcënimeve me përvëlim të Parlamentit dhe tre planeve B, C dhe D, respektivisht për miratimit të draftit me votat e disa deputetëve të PD jashtë vullnetit të Berishës, për mundësinë e referendumit popullor dhe zgjedhjeve të parakohshme, mes palëve vijojnë negociatat, për të gjetur rrugën e konsensusit për Reformën në Drejtësi. Rolin e interlekutorit po e luajnë si gjithnjë ambasadorët. Shqiptarja.com ka mësuar se, orët e fundit, Partia Demokratike ka artikuluar tre kërkesa të tjera, si mundësi për zgjidhje.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS