Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka nisur nga Parku Kombëtar i Butrintit, aksioni i Ministrisë së Shëndetësisë për dezinsektimin nga mushkonjat.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, drejtues të Shëndetit Publik dhe të spitalit në Sarandë, ndoqën nga afër ndërhyrjen në zonën arkeologjike.
Ministri i Shëndetësisë tha se është viti i tretë që dezinsektohet Butrinti.
Ilir Beqja: Vazhdojmë të përdorim të njëjtat teknika dhe teknologji që janë dashamirëse ndaj mjedisit, nuk dëmtojnë as bimësinë, as gjallesat. Jo vetëm mbështesin kujdesin shëndetësor, reduktojnë ndjeshëm rrezikun që vjen nga përhapja e sëmundjeve që vinë nga vektorët të ndryshëm, përfshirë dhe mushkonjat. Por krijojmë dhe një mjedis më të përshtatshëm për sezonin turistik.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/parku-i-butrintit-ministria-e-shendetesise-dezinsekton-sitin-arkeologjik/