Në Himarë është zhvilluar dje takimi i dytë mes drejtuesve të bashkisë së Himarës të shoqëruar nga drejtues të planit të përgjithshëm vendor dhe banorëve.
Takimi ka nisur me fjalën e drejtuesve të projektit ku është folur mbi shëtitoren e re dhe vazhdimësinë e planit të Himarës, ndërkohë që është ndërprerë disa herë nga ana e banorëve.
Në emër të banorëve ka folur edhe Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë, në të njëjtën kohë dhe Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës "Komunitetit Himariot", Nikollaq Neranxi i cili ka replikuar ashpër jo vetëm me drejtuesit e projektit, por edhe me kreun e bashkisë së Himarës Jorgo Goro, i pranishëm në takim.