Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës kanë fituar gjyqin me Erion Veliajn në lidhje me mosdhëninen e informacionit, dhe një vendim i gjykatës administrative e detyron kryetarin e Bashkisë të zbatojë ligjin, të informojë këshilltarët për çdo kërkesë që ata kanë.
Në një dalje të posaçme për mediat, Leonard Olli ka thënë se Erin Veliaj e ka kthyer bashkinë në një bunker dhe se këtë e bën për t?iu fshehur transparencës me qytetarët mbi atë çfarë ndodh realisht me taksat e qytetarëve.
Ai i ka bërë apel Veliajt që të bëjë transparencë për çdo iniciativë, pasi qytetarët meritojnë të dinë gjithçka ndodh në bashkinë e Tiranës.
Olli shprehet se Veliaj nuk jep informacion, për shkak të aferave korruptive që ka kryer në një vit në krye të Bashkisë së Tiranës.
Ai tha se, Bashkia e Tiranës dhe kryebashkiaku Veliaj ka marrë notën 4, në vlerësimin që u është bërë për periudhën një vjeçare të qeverisjeve vendore, në raport me transparencën me publikun.