Ora News - Tushemishti turistik, përgatitjet e fundit për ardhjen e pushuesve

Ora News Lajme 2016-06-16

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Tushemisht të Pogradecit po bëhen punimet e fundit që fshati turistik të jetë gati për një pritje të denjë të pushuesve. Këtë sezon pritet fluks turistësh, edhe për shkak të punimeve përgjatë vijës liqenore Lin-Pogradec.
Fshati turistik i Tushemishtit i njohur ndryshe edhe si fshati i Teto Ollges po bën pergatitjet e fundit për sezonin veror.
Njësia administrative e Buçimasit po bën pastrimin përfundimtar të bregut të liqenit dhe rërës në mënyrë që ajo të jetë gati për muajin korrik, kur dhe fillojnë dyndjet e pushuesve.
Kreu i kësaj njësie, Ëngjëll Shyti, thotë për Ora News se ndërhyrje janë bërë edhe në brendësi të fshatit Tushemisht në pjesën e ndriçimit apo dhe sistemimit të hapësirave publike dhe të gjelbërta.

Sezoni veror në Tushemisht do të hapet njëkohësisht me atë të Pogradecit në datën 18 qershor, ku do te zhvillohen disa aktivitete festive dhe panaire me produkte të zonës.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/tushemishti-turistik-pergatitjet-e-fundit-per-ardhjen-e-pushuesve/

Share This Video


Download

  
Report form