Shërbimi i hemodializës në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-06-16

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrin fund udhëtimet e gjata të personave me probleme në veshka. Duke filluar nga kjo e enjte, këta pacientë do ta marrin shërbimin e hemodializës në Vlorë. Sipas kryeministrit Rama, kostoja e këtij shërbimi që përfitohet falas nga pacientët është më e ulët, për shkak te partneritetit publik privat.?Kjo është prova e prekshme e vërtetë, që ajo që bota e bën rregullisht dhe e bën rutinë sot, partneritetin publik-privat në shërbimin shëndetësor dhe që këtu është kriminalizuar, sikur po bëhet një hata e madhe, faktikisht rezultatet ja ku janë. Në atë lloj sistemi paguheshin nga shteti 90 euro dhe merrej një shërbim mizerabël. Në këtë skemë, shteti paguan vetëm 80 euro dhe merr shërbim që është me standarde europiane, të certifikuar si kudo. Është shumë e rëndësishme që të gjithë ata që bëjnë hemiodializë të shpëtojnë, siç shpëtuan këta në Vlorë, ata në Korçë, ata në Shkodër dhe ata në Lezhë e me radhë, sipas kontratës. Të vijë ky shërbim dhe të mbarojë kjo torturë për qindra e qindra familje që shohin makthe. Plus janë detyruar që shpeshherë ta bëjnë turni i tretë,?Kryeministri u takua me pacientë, që ndërkohë ishin duke kryer dializën. Kjo qendër është ndër 5 te tilla që hapen në vend gjatë këtij viti, çka do të ulë ndjeshëm edhe shpenzimet e transportit që paguheshin nga këta pacientë.

Share This Video


Download

  
Report form