Ora News – Kafshimi nga qentë, 5 pacientë në ditë paraqiten në Spitalin Infektiv

Ora News Lajme 2016-06-15

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mesatarisht në një ditë, 5 pacientë paraqiten në shërbimin e infektivit në QSUT për shkak të kafshimit nga kafshët, kryesisht nga qentë e rrugës.
Mjekët infeksionistë thonë se fund i pranverës dhe fillimi i verës është periudha kur këto raste janë më të shpeshta pasi përkon më kohën e çiftëzimit të kafshëve. Shërbimi i Infektivit mund të përballojë deri ne 10 paciente në ditë.
Nëse kalohet ky numër, personat do të orientohen drejt spitaleve rajonale apo drejt qendrave shëndetësore.
Gent Stoni, mjek infeksionist: Aktualisht në spitalin tonë ne kemi një fluks 5-6, ndoshta 7 persona në ditë. Ekziston një problematikë në aspektin sociale. Këta persona që vijnë nuk kanë problematikën e dëmtimit në tru, por janë edhe të traumatizuar si pasojë e kafshimeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kafshimi-nga-qente-5-paciente-ne-dite-paraqiten-ne-spitalin-infektiv/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS