Dy avokatët e Elvis Rroshit, ai shqiptar Theodhori Sollaku dhe italiani Francesco Paulo Sisto e cilësojnë si të padrejtë mbajtjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis rroshi. Sipas Sollakut s'ka asnjë provë që Rroshi të mbahet në burg, ndërkohë që avokati italian e ka cilësuar ligjin e dekriminalizimit si anti kushtetues dhe të padrejtë.
Francesko Paolo Sisto në një konferencë për shtyp, thotë se leximi i ligjit të Dekriminalizimit është bërë gabim nga akuza, pasi Rroshi nuk mund të dënohet për diçka për të cilën nuk e dinte para se të plotësonte formularin
?Nuk është e mundur që për një fakt të ndodhur më parë të marrësh pasojat e diçkaje të shkruar më vonë. Leximi i ligjit të dekriminalizimit është bërë gabim. Ne rastin e Rroshit ligji është zbaruar në mënyrë të padrejtë. Çështja e veprës në Itali është mbyllur, ky është një dënim i shuar më shumë se 16 vite më parë. Në parlamentin tim unë kam votuar kundër këtij ligji, sepse shkel të drejtat civile të njeriut. Rroshi kur ka berë deklaratën nuk e dinte, faktet dolën më pas. Ligji i dekriminalizimit dhunon parimin e barazisë, dhunon efektin prapaveprues të ligjit penal?,- tha avokati.
Nga ana tjetër Theodhori Sollaku tha se arrestimi është i pa drejtë pasi provat po kërkohen pas arrestimit
Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi rezulton të jetë në hetim për trafik droge dhe pastrim parash, nga DEA Amerikane. Edhe Interpol e Europol janë agjensitë e zbatimit të ligjit që kanë sjellë pranë prokurorisë së Tiranës të dhëna për të shkuarën dhe precedentët penal të ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi.
Një fakt i tillë është zbuluar gjatë verifikimeve që ka bërë Prokuroria e Përgjithshme, e cila e ka nënvizuar këtë element dhe në kërkesën e saj bërë në gjykatë, për caktimin e masës së sigurisë ?arrest me burg? për Rroshin. ?Shqiptarja.com? zbardh të plotë dokumentin, ku tregohet dënimin për përdhunim, kërkesat për azil dy herë në Zvicër të Rroshit, shpërndarja e drogës në Zvicër dhe një masës sigurimi ?arrest me burg? të vendosur në Gjermani, dënimin në Gjermani.