Humbin jetën dy nga të moshuarat që ndodheshin në autobuzin i cili mori flakë në qytetin e Krujës. Viktoria Moçka dhe Sose Labaj kanë ndërruar jetë në spitalin e Athinës pasi kishin djegje në trup nga 50-75%.
Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook 'Kisha e Shën Theodhorit'
"Me dhimbje të madhe, ju njoftojmë se ndërruan jetë edhe dy, nga besimtaret që ndodheshin në autobuzin që u përfshi nga flakët në qytetin e Krujës, zonjat Viktoria Dhiamandi Moçka dhe Sose Labaj. Ju ftojmë në lutje që Perëndia t'i prehë shpirtrat e tyre n? paqe dhe familjarëve tu japë forcë e ngushëllim. I përjetshëm kujtimi i tyre!"-shkruan Kisha ne rrjetin social Facebook.