Report TV - 'Drejtësia' Rama: Opozita makth nga Vetingu, i panegociueshëm, fjala e plotë

Report TV 2016-06-14

Views 0

Rama vijoi akuzat ndaj PD kur tha se nuk e duan reformën në Drejtësi pasi nuk duan të prishin vëllazërinë sic e cilësoi ai me gjyqtarët e korruptuar. Për këtë arsye tha kryeministrit ata kërkojnë vendet e rezervuara, për të cilat mazhoranca është shprehur kundër qëndrim të cilin e përsëriti edhe në konferencën e kësaj të marte

"Është një pyetje retorike që çdo mendje e arsyeshme e kupton përgjigjen. Unë kam një përgjigje për këtë, PD nuk është thjesht se i trembet reformës, PD nuk do që ta prishë vëllazërinë me prokurorët e gjykatësit e korruptuar të cilët i ka përdorur dhe i përdor për qëllime te veta. I ka përdorur për tu mbrojtur nga drejtësia dhe jemi dëshmitarë se ccfarë ka bërë kjo drejtësi për ngjarje spektakolare që sot e gjithë ditën mbeten të pandëshkuara dhe po ashtu i ka përdorur dhe i përdor për të sulmuar kundërshtarët me maskën e drejtësisë. Dikush mund të thotë se duke folur kështu troç unë nuk e ndihmoj konsensusin, por kam një mendim tjetër, nëse PD e do reformën, bujrurm, e ka shumë të thjeshtë nuk ka nevojë të na bindë, mjafton ta votojë reformën. Dhe duke pranuar të mos fusë duart e veta në procesin e radiografimin e gjykatësve dhe prokurorëve ka provuar kundër gjithë atyre argumenteve që mbështesin opinionin se PD nuk e do reformën në drejtësi, për arsye se i bie të bëjë sakrificën e madhe, prishjen e vëllazërisë me gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar."-tha Rama

Rama tha se votimi sot është bërë në kohë të kronometruar, ndërsa deklaroi se mankthi i pozitës mbetet ?vetingu? pika e kuqe e panegociueshme, sipas Ramës.

"Fjalën e fundit për reformën nuk e themi as ne e as PD, por e thotë Bashkimi Europian. BE nuk e pranon me notë kaluese një reformë ku radiografimin e çdo prokurori e gjykatësi e bëjnë partitë politike. As SHBA-të nuk e pranojnë si zgjidhje. Çdo lloj kompromisi siç pretendon PD do ta kthente këtë organ të sistemit të drejtësisë në zorrën e partive në sistem.

Kreu i qeverisë i lëshoi një tjetër apel keryeopozitarit Basha, kur u shpreh se pa kalimin e reformës në drejtësi, nuk kalon asnjë reformë tjetër e ngjashme, duke lënë të kuptohet reforma zgjedhore që po diskutohet së fundmi.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS