http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse do te blindoje kufirin me Rusinë me katër batalione ne lindje, NATO nuk kërkon nje tjeter lufte te ftohte me te. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës se Atlantikut Verior, Jens Stoltenberg e beri te qarte nga Brukseli se kanalet e bashkëpunimit me Moskën mbeten te hapura. Komentet shefi i NATO-s i beri ne prag te takimit te ministrave te mbrojtjes se vendeve anëtare.?Mesazhi per Rusinë është se NATO do te vazhdoje te mbroje aleatet e saj ndaj çdo sulmi qe mund te vije nga çdo drejtim. Ne do te marrim vendime te reja, veçanërisht per praninë e forcave tona ne lindje te aleancës me batalione ne vendet baltike dhe Poloni, por edhe ne juglindje te europes. Ne nuk shohim konfrontim me Rusinë, nuk duam një tjetër lufte te ftohte, por do te përpiqemi per nje bashkëpunim konstruktiv dhe kemi lëne te hapura kanalet e dialogut dhe kontaktet ushtarake per te shmangur incidentet?.Stoltenberg theksoi se NATO po përballet me sfida te paprecedentë te sigurisë nga lindja dhe jugu dhe per ketë arsye do te marre vendime per mbrojtjen e aleateve. Bashkëpunimi me BE është nje tjeter çështje dhe per kete do te ketë nje takim edhe me shefen e diplomacisë europiane, Federica Mogherini. Ne takimin dyditor, qe mbahet përpara samitit te Varshaves me ministrin e mbrojtjes se NATO-s do te diskutojnë edhe per përmirësimin e lëvizjes se forcave te tyre ne Europe, rritjen e sigurisë detare, bashkëpunimin ne luftën kundër shtetit islamik dhe ndaj sulmeve kibernetike.