De Biasi për Ora News: Dolëm me kokën lart nga humbja, skuadra reagoi me futboll cilësor

Ora News Lajme 2016-06-14

Views 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Trajneri i kombëtares shqiptare Gianni de Biasi ka folur në lidhje telefonike me Euro Scaner për ecurinë e kuqezinjve deri në këtë moment por edhe për ndeshjen e radhës me Francën.
I pyetur nga gazetari Gerti Çarçani nëse ishte i zhgënjyer nga rezultati i ndeshjes së parë me Zvicrën, De Biasi thotë: ?Natyrisht që jam i zhgënjyer nga rezultati, por nuk jam i zhgënjyer nga loja. Ne e kërkuam golin deri në momentin e fundit. Deri në minutën e 93? ne luajtëm futboll dhe u larguam me kokën lart?.
Për sa i përket reagimit të skuadrës De Biasi thekson: ?Reagimi i skuadrës ka ardhur që në ndeshjen me Zvicrën. Me 10 futbollistë ne luajtëm një futboll cilësor. Patëm dhe rastin tonë të artë me Gashin, na u mohua dhe një 11-metërsh. Mendoj që arbitri duhet të kishte akorduar penallti. Por ky është futbolli, ne do të bëjmë të pamundurën që në ndeshjen me Francën të ndryshojmë gjithçka. Të marrim dhe një rezultat pozitiv?.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/de-biasi-per-ora-news-dolem-me-koken-lart-nga-humbja-skuadra-reagoi-me-futboll-cilesor/

Share This Video


Download

  
Report form