Drafti final i reformës në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-06-13

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekspertet e EURALIUS e OPDAT kane hartuar draftin final te reformës ne drejtësi, draft, i cili ka reflektuar edhe propozimin e mazhorances dhe i ndërkombëtareve për miratimin me 94 vota te anëtareve te disa institucioneve te reja te drejtësisë. Ne nenin 56 te paketës kushtetuese është parashikuar se gjate kësaj legjislature, meqenëse shumica gëzon 84 vota, atëherë anëtaret e titullarët e 6 institucioneve do te zgjidhen me 2/3 e votave te Parlamentit.?Deri në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, por jo më vonë se data 1 shtator 2017, zgjedhja e anëtarëve jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve jo prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Prokurorit të Përgjithshëm, komisionerëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit sipas Nenit 179/b do të zgjidhen me dy të tretat e anëtarëve të Kuvendit. Zgjedhjet e tjera do të bëhen me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit?.Ky nen vlen vetëm per kete mandat, pasi mandatin tjetër 3/5 e votave ne kuvend do te jene shumica, me te cilat do te miratohen anëtaret e institucioneve te drejtësisë. Drafti ka bere edhe nje sere rregullimesh krahasuar me variantin e paraqitur nga ekspertet e Eurlaius e Opdat ne datën 4 maj, duke reflektuar diskutimet e bëra ne komisionin e reformës ne drejtësi, gjate diskutimit te kapitujve te paketës kushtetuese.

Share This Video


Download

  
Report form