Takimi mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës nuk kishte një konkluzion përfundimtar, por ndryshe nga takimi Rama-Basha, fjala dështim nuk u përmend. Përkundrazi. ?Unë them se takimi i sotëm pati një vlerë, si çdo dialog që bëhet jo për sy e faqe, por për të kërkuar me të vërtetë rrugët e zgjidhjes?, u shpreh kreu i PD.