Deputetët e Partisë Socialiste e kuptojnë pozicionin e vështirë të kolegëve demokratë, të cilët të vendosur nën presionin e liderit, nuk mund të votojnë reformën në drejtësi. Por një grup deputetësh socialistë, përmes gazetës ?Shqiptarja.com? u janë drejtuar kolegëve demokratë, me thirrjen e veprimit jashtë ?diktaturës partiake?, madje u kanë kërkuar të shkëputen nga lajthitja e Sali Berishës, e të votojnë reformën si një akt patriotik. Socialistët thonë se, nëse PD voton reformën, ajo do të jetë më e mbështetur nga votuesin në provën e ardhshme elektorale.