Ora News – Hoffman: Të gjithë të njohin përgjegjësitë e të miratojnë draftin në parlament

Ora News Lajme 2016-06-11

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadori gjerman, Hoffmann para largimit nga Tirana bën apel për miratimin sa më shpejt të një reforme rrënjësore në drejtësi. Në një intervistë për DW ai ka dhe një mesazh: Është me rëndësi maksimale që këtyre njerëzve t?u jepet shpresa për një jetë më të mirë këtu në Shqipëri
Hellmuth Hoffmann: Unë jam angazhuar me forcë në mbështetje të reformës në drejtësi si dhe për faktin, që forcat politike relevante të gjejnë kompromise objektivisht të arsyeshme për një numër mjaft të vogël çështjesh të mbetura hapur. Propozimi i shtruar në tryezë nga Komisioni Ad Hoc i Reformës në Drejtësi është një produkt i punës së juristëve evropianë dhe amerikanë, bashkarisht me ekspertët shqiptarë, i cili ka marrë edhe miratimin e Komisionit të shumëvlerësuar të Venecias. Në Parlament dhe në komisionin parlamentar përkatës ka pasur raste të ndryshme për diskutime të hollësishme. Më shumë se kaq, vështirë se mund të bëhet në një proces të tillë kaq kompleks reformash, ndaj shpresoj shumë që të gjithë të njohin përgjegjësitë e tyre dhe të miratojnë këtë propozim në parlament, sepse vetëm me miratimin e reformës në drejtësi Shqipëria ruan mundësitë e saj për të marrë një rekomandim nga Komisioni Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE-në. E sigurtë është që përmbylljen- shpresoj të suksesshme ? të këtij projekti të rëndësishëm do të kisha dashur ta përjetoja këtu në vend, por natyrisht që edhe nga Berlini do të ndjek me të njëjtën vëmendje mënyrën se si do të vijojnë gjërat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hoffman-te-gjithe-te-njohin-pergjegjesite-e-te-miratojne-draftin-ne-parlament/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS