Partia Demokratike, subjekti kryesor në opozitë, po kalon ditët dhe orët më vështira politike, ndoshta momentet më të pafavorshme në 20 vitet e fundit. Si rrallë ndonjëherë, opozita ka përballë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brukselin dhe Berlinin në një betejë për të shembur sistemin aktual të drejtësisë.
Krahas përpjekjeve për konsensus, ka nisur të zbatohet edhe plani B, për miratimin e draftit, jashtë vullnetit të Sali Berishës. Diplomatët e Perëndimit dhe kryeministri po ushqejnë një shpresë, sipas të cilët do të bëhet 94 vota për votimin e reformës, duke nënkuptuar se disa deputetë të PD do t?i përgjigjen pozitivisht ftesës së SHBA, për të votuar draftin. Po a do të mundësojnë amerikanët shprishjen e radhëve të Sali Berishës?