Report TV - Arrest shtëpie për oficerët, Tahiri: Vendim skandaloz nga Arjan Aliaj

Report TV 2016-06-10

Views 0

Ministri i brendshëm Saimir Tahiri e ka konsideruar skandaloz vendimin e marrë sot nga gjyqtari Arjan Aliaj ndaj dy oficerëve të policisë, sa i përket pajisjes së përgjimit.

Në një konferencë për shtyp, Tahiri ka shtuar se ky vendim nuk krahasohet as me vendimet e dhëna në kohën e komunizmit dhe se nuk është i denjë as për një student të juridikut e jo më një gjyqtari. Po ashtu, ai shtoi se vendimi është një qokë e radhës ndaj politikës nga ana e gjyqtarit Arjan Aliaj.

?As në kohën e komunizmit vendimet e gjykatave nuk ishin paçavure, as në kohën e komunizmit gjyqtarët nuk ishin kështu. Flasim për gjyqtar që ka liruar vrasës e përdhunues, sot ka marrë vendim për arrest shtëpie dy oficerë policie me këto argument. Argument banale, për të bërë qokën politike të radhës. Vendimet më banale që mund të dilnin nga një gjykatë shqiptare? tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form