Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Shpresa që ka filluar të vdesë?, është titulli i emisionit ?Të Paekspozuarit? i gazetarit Ylli Rakipi, për këtë të enjte.
Të ftuar në studio janë:
Ben Blushi, deputet i PS
Fatos Lubonja, gazetar, analist
Andi Bushati, kryeredaktor i Lapsi.al
Diskutimet minutë pas minute në emision
Rakipi: Shpresa që ka filluar të vdesë! Ose më mirë, një shpresë që nuk e shohim më. Ky është titulli i emisionit për mbrëmjen e sotme. Ne kemi menduar të bisedojmë për këtë shpresë, që gati-gati tek ne është e fikur.
Përpara se unë, me një panel të njohur të flas për këtë temë, për këtë problem, ju do të ndiqni një material filmik, ku për një kohë relativisht të gjatë, një grup aktivistësh, rreth 100 prej tyre, bënë një rezistencë, një qëndresë, që ne nuk e kemi si popull. Ata nuk ishin shumë, mbetën shumë pak, por mbetën deri në fund. Deri në inaugurimin e Këndit të Lojërave, që ndërtoi Bashkia e Tiranës dhe e përuroi kreu i saj, Erjon Veliaj.
Në fillim, ne do të ndjekim raportin filmik dhe do të kthehemi në studio për të biseduar me zotin Ben Blushi, deputet i PS-së dhe me zotërinjtë, Fatos Lubonja dhe Andi Bushati. Ju falënderoj që jeni sonte me mua.
Për më shumë lexoni në: http://tepaekspozuarit.oranews.tv/te-paekspozuarit-shpresa-qe-ka-filluar-te-vdese-blushi-perballe-analisteve/