Autoritetet policore italiane i janë përgjigjur Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë në lidhje me pajisjen ?IMSI Catcher?. Në letrën e autoriteteve policore italiane specifikohet se pajisja nuk ka aftësi të kryejë përgjime telefonike audio, atyre me tekst apo të dhëna të tjera.
"Sistemi nuk është në gjendje të kryejë aktivitete të tjera teknike, përveç atyre që përmendëm më sipër.Në mënyrë të veçantë nuk mund të kryejë asnjë lloj përgjimi, as në audio, as të mesazheve, dhe as të të dhënave të tjera".
Në dokumentin zyrtar të firmosur nga oficeri i lartë i policisë italiane, Xhanpaolo Xambonini (Gianpaolo Zambonini), thuhet se pajisja, e modelit ?Vortex Air? është prodhuar nga shoqëria franceze ?Erkom?, e dërguar në Itali nga shoqëria ?Italarms?.