Ora News – “Bujari për bujarinë” këngëtarët solidarizohen për fëmijët jetimë të Shkodrës

Ora News Lajme 2016-06-09

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Bujari për bujarinë?, kështu e ka pagëzuar koncertin e tij të 7-të recital mjeshtri i madh i këngës popullore qytetare Shkodrane Bujar Qamili.
Skena e teatrit ?Migjeni? është ndezur nën ritmet e bukura të këngës qytetare, në një koncert ndryshe, pasi mjeshtri i madh kishte vendosur që të ardhurat të shkojnë për shtëpinë e fëmijës Shkoder. Në një sallë të tejmbushur nga artëdashësit, nuk munguan mysafiret e shumtë si këngetaret Eli Fara, Artiola Toska, Mukades Çanga dhe humori brilant i artistëve Gëzim Kruja, Drane Xhaj, Muhamed Çekini e Anton Krosaj, që e bënë edhe më të bukur këtë mbrëmje mes miqsh që Bujari i dhuroi Shkodres.
Një moment i veçantë ishte edhe kënga e kënduar nga vajzat e shtëpisë së fëmijës, ndërsa në sallë mysafir në këtë koncert ishte avokati i popullit Igli Totozani.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/bujari-per-bujarine-kengetaret-solidarizohen-per-femijet-jetime-te-shkodres/

Share This Video


Download

  
Report form