Ora News – Reforma në drejtësi, KE: Vijojmë negociatat me pozitën dhe opozitën

Ora News Lajme 2016-06-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësisht zhgënjimit faktori ndërkombëtar nuk i ka reshtur negociatat me palët politike në Tiranë për të synuar arritjen e një marrëveshje për reformën në drejtësi. Apeli i radhës për miratimin e paketës ka ardhur nga Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian. Nga tryeza e komitetit të shtatë të Stabilizim Asocimit zyrtarja e KE-së tha se ka zhvilluar takime me qeverinë dhe do të takohet edhe me opozitën për këtë cështje.
Genoveva Ruiz-Calavera: Dje pata mundësi të takohesha me maxhorancën ndërsa sot do të takohem edhe me opozitën për të diskutuar për çështje të aktualitetit dhe sidomos për reformën në drejtësi. Ne na vjen keq që nuk pati marrëveshje mes palëve. Reforma është e rëndësishme për të konsoliduar shtetin e së drejtës. Prandaj ne mezi presim arritjen e konsensusit dhe miratimin e reformës në parlament.
Në të njëjtën linjë edhe ministrja e Integrimit kërkoi që palët politike të bien dakort për të miratuar reformën në drejtësi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/reforma-ne-drejtesi-ke-vijojme-negociatat-me-poziten-dhe-opoziten/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS