Ora News – Grabitën të maskuar një shtetas, 6 në pranga për armë, municione, lëndë shpërthyese

Ora News Lajme 2016-06-08

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një arsenal armësh armësh, municionesh, lëndë shpërthyese, antiplumba, silenciatore, kapsolla detonatore, maska e skafandra janë sekuestruar nga policia e Shkodrës.
Operacioni i koduar ?Livadhet? bëri të mundur arrestimin e 6 shtetasve si dhe shpalljen në kërkim të një personi të shtatë.
Si nisi operacioni?
Ditë e djeshme (7 qershor), në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër kanë shkuar të dëmtuar 2 shtetas me iniciale : -E.Gj, 27 vjeç, banues në Bërdicë, Shkodër. -G.M, 24 vjeç, banues në Shkodër.
Sipas hetimeve, i riu me iniciale E.Gj, i kishte marrë nën kërcënimin e armës në lagjen ?Guerile?, (në një zonë të pabanuar) 150.000 lekë të reja dhe një telefon I-Phone disa persona të armatosur dhe të maskuar me tre automjete, tip BMW X5, Ford Focus ngjyrë të zezë dhe një autoveturë.
Policia e Shkodrës me të marrë njoftimin nisi operacionin duke çuar në pranga shtetasit Ardit Torishta, 23 vjeç, Bekim Torishta, 20 vjeç. -S.B, 16 vjeç, Endri Mustafa, 27 vjeç, banues në Shkodër (I dënuar më parë për plagosje), si dhe u bë shpallja në kërkim i shtesasit A. B, 27 vjeç, banues në Shkodër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grabiten-te-maskuar-nje-shtetas-6-ne-pranga-per-arme-municione-lende-shperthyese/

Share This Video


Download

  
Report form