“Deklaratat e Tahirit cenojnë institucionin” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-06-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës i ka konsideruar fyese deklaratat e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për gjyqtarin që caktoi masën e pezullimit nga detyra për drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako. Në një reagim për mediat theksohet se po cenohet pavarësia e Gjykatës dhe se retorikat negative dëmtojnë rëndë imazhin e gjyqtarit.?Qasje te tilla denigruese dhe retorika negative ndaj gjyqtareve dhe gjyqësorit në përgjithësi dëmtojnë rëndë imazhin e gjyqësorit dhe nuk i shërbejnë rritjes së besimit të publikut tek gjykatat, forcimit të pavarësisë së gjykatave, forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës?.Çdo sulm i kësaj natyre është tejet shqetësues thuhet në njoftimin për mediat. Gjykata e Tiranës e konsideron intimidim te trupës gjyqësore qëndrimin e ministrit te Brendshëm.?Duke shprehur vendosmërinë dhe angazhimin tonë të plotë për sundimin e ligjit dhe një proces të rregullt ligjor, bëjmë thirrje për të shmangur çdo qëndrim paragjykues dhe denigrues ndaj këtij procesi, gjyqtarit konkret, dhe punës e misionit të Gjykatës në përgjithësi?.Më herët edhe Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar në lidhje me deklarimet e ministrit të brendshëm Saimir Tahiri ne adrese te gjyqtarit Arjan Aliaj. Te njëjtin shqetësim ka ngritur edhe Unioni i Prokuroreve.

Share This Video


Download

  
Report form