Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama përmes një njoftimi për shtyp dhe pak më vonë edhe me një deklaratë për mediat, e ka përforcuar qëndrimin e tij pas pezullimit nga detyra të tre funksionarëve të lartë të Policisë së Shtetit në lidhje me përgjimet. Shefi qeverisë e cilësoi këtë vendim të Prokurorisë si një goditje ndaj Policisë së Shtetit, ndërsa PD reagoi menjëherë duke thënë se Kryeministri duhet të dorëzojë Ministrin Tahiri për ti hapur rrugë hetimit të plotë.
Kryeministri, Edi Rama, akuzon Prokurorinë se u përfshi në një makinacion të rëndomtë politik në lidhje me përgjimet.
Përmes një deklarate për mediat që vjen menjëherë pas pezullimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe dy funksionarëve të tjerë të lartë Kryeministri i kërkoi ndjesë publike Qeverisë italiane pasi e vlerëson të pajustifikueshëm qëndrimin e Prokurorisë.
Ai e konsideron këmbanë alarmi për emergjencën kombëtare të reformës në drejtësi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pergjimet-rama-ndjese-italise-kembane-alarmi-per-nevojen-e-drejtesise/