Ora News – Hapet për qytetarët Kulla e Sahatit dhe muzeu i brendshëm i saj

Ora News Lajme 2016-06-07

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Historia dhe ndryshimet që ka pësuar kryeqyteti tashmë çdo qytetar apo turist mund t?i mësojë falë Muzeut të brendshëm në Kullën e Sahatit të Tiranës, e cila u restaurua falë bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës.
Në ceremoninë e organizuar ku të pranishëm ishin njerëz të artit dhe biznesit, kryebashkiaku Veliaj tha se ky simbol i kryeqytetit i cili dëshmon historinë e ndërtimit të Kullës së Sahatit nga Haxhi Et?hem Beu paraqet sot ndryshimet e vazhdueshme të saj në periudha të ndryshme të historisë, por edhe qëndresën ndër vite.
Veliaj: Sahati është një monument qëndrese, një monument që na kujton vijueshmërinë, por sigurisht është edhe një monument ndryshimi, i cili është bërë më i përsosur teksa ka ndryshuar. Ndaj, besoj se puna që kanë bërë kolegët e Monumenteve të Kulturës për restaurimin e tij, tregojnë se ne mund të ruajmë duke u kujdesuar që gjërat nuk prishen, që gjërat të riparohen, që gjërat të ndriçohen, që fasadat të pastrohen.
Për Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, restaurimi i këtij Monumenti Kulture është hap pozitiv në fushën e trashëgimisë kulturore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hapet-per-qytetaret-kulla-e-sahatit-dhe-muzeu-i-brendshem-i-saj/

Share This Video


Download

  
Report form