Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se reforma në drejtësi do të kalojë më shumicë kushtetuese prej 94 votash në parlament, të cilat mazhoranca nuk i ka , kreu PD-së Lulzim Basha ka paralajmëruar deputetët e opozitës se nuk do të tolerohet asnjë trafikim vote.
Në një mbledhje jahshtë radhe me parlamentarët demokratë, kryetari i PD ndërsa është shprehur i sigurtë se askush nga opozita nuk do të votojë një projekt të njëanshëm të reformës, mësohet të ketë thënë se veprimi që do të pasohet është djegia e mandateve të deputetëve në parlament.
"Unë jam i sigurt që asnjë deputet i PD- së nuk trafikon votën, por po ndodhi kjo atëherë është fundi parlamentarizmit. Ne jemi opozitë që kërkon konsensus, por në qoftë se edhe një deputet i PD voton, ne kalojmë në përballje totale deri në djegie mandatesh deri sa të zgjidhen institucionet e reja me zgjedhje te lira e te ndershme. Formulën e vendeve te rezervuara e ka propozuar vete eksperti i Opdat në nëntor. Ne 25 janar ne dreken ne rezidencen e Lu ku ishte dhe Berisha u tha nga opsionet e propozuara ju zgjidhni një qe siguron mos kapjen politike dhe ne do e detyrojme Ramen ta pranoje. Ne 3 shkurt Lu çoi email që janë 5 opsione ndër të cilat dhe vendet e rezervuara. Ne 14 shkurt i kthehet përgjigje me email Lu qe ne jemi per vendet e rezervuara. Ne 17 shkurt i komunikohet PS. Te gjitha janë me e mail me Lu dhe nëqoftese eshte e nevojshme do publikohen. Ne kemi qene të qarte ne kete proces ne kemi kerkuar konsensus. Si Nuland dhe keshilltari i Merkel qe fola dje ne tel janë te qarte. Këte formulë e ka propozuar Rama e ka konfirmuar Venecia e ne po kërkojmë atë që është rënë dakord."-tha Basha