Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Haki Çako është pezulluar nga detyra nga Gjykata me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme. Ai dyshohet se ka shpërdoruar detyrën lidhur me çështjen e ?IMSI Catcher? ose siç ndryshe njihet çështja e pajisjes së përgjimeve. Lajmin për pezullimin e tij nga detyra Haki Çako e ka marrë teksa ishte i pranishëm në panairin e policisë së shtetit për promovimin e njësive të policisë. Menjëherë pas kësaj, Çako ka ikur nga aktiviteti.
Sipas Prokurorisë, përveç pezullimit të Çakos, masë sigurie ?Arrest në shtëpi? është dhënë edhe për dy zyrtarë të tjerë Artion Duka, drejtori i Forcave Operacionale, Entiol Xhelilaj specialist i Forcave Operacionale për ?Shpërdorim detyre? dhe ?Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës?.
Prokuroria saktëson se dyshohet se Çako në bashkëpunim me tre personat e tjerë kanë lejuar aktivitet të kundraligjshëm përgjimi, ndëkrohë që ky institucion po vijon hetimet për të zbardhur ndonjë zyrtar tjetër të përfshirë në këtë çështje.