Elbasan - Atentat, plagoset miku i Florenc Çapjas dhe një efektive policie

Ora News Lajme 2016-06-06

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një atentat me armë zjarri ditën e sotme, 6 qershor rreth orës 10:30. Një prej të plagosurve është një efektive policie, e cila ka marrë dy plumba, një në këmbë dhe një në kraharor.
Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, pranë shkollës ?Qamil Guranjaku?, tek rruga e Spitalit tek ish-Kirurgjia.
Plumbat kanë kapur mikun e Florenc Capjes, Bledar Muça, por objektivi ishte Çapja. Ndërsa efektivja e policisë që u plagos ishte kalimtare dhe nuk kishte lidhje me ngjarjen.Ajo është nisur drejt spitalit të Tiranës për shkak të plagëve të marra.
Autori ka qëlluar me një breshëri kallashnikovi dhe nga të shtënat mjetit ford AA 234 FR, i është thyer xhami i pasëm. Arma e krimit u gjet pak minuta me pas në një rrugicë pranë vendit të ngjarjes.
Objektivi i atentatit dhe i plagosuri ishin duke udhëtuar me një automjet, ndërsa autorët ishin me një mjet tjetër, të cilët pasi ngjarjes u larguan menjëherë.
Ngjarja ka shkaktuar edhe panik në kalimtarët, pasi zona është shumë e populluar.
Burimet bëjnë të ditur se Florenc Capja ka qenë aty kur kanë ndodhur të shtënat. Disa prej plumbave kanë bërë rikoshetë duke goditur dhe godinat pranë por fatmirësisht pa shkaktuar të plagosur të tjera.
Florenc Çapja ka mbetur i plagosur dhe në masakrën e 3 shkurtit ku u vranë 3 persona në një lokal. Në Elbasan, konflikti mes fisit Çapja dhe Mema, vijon prej 11 vitesh, dhe deri tani ka shkaktuar 11 viktima.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/te-shtena...

Share This Video


Download

  
Report form