Report TV - Kukës, sëmuret Hasan Halili Gjykata nga burgu e çon në shtëpi

Report TV 2016-06-06

Views 11

Ish kryebashkiaku i Kukësit Hasan Halili nuk do të qëndrojë në burg por me masë sigurie ?Arrest në shtëpi?.

Ka qenë ky vendimi i gjykatës së Kukësit që ka zëvendësuar masën e sigurisë arrest me burg për Halilin i cili është nën akuzë për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet publike.

Halili u vetëdorëzua 3 ditë më parë në Spitalin e Kukësit ku dhe u shtrua për arsye shëndetësore.

Me këtë argument gjykata ka pranuar ta lërë atë në shtëpi duke u bazuar në kartelën klinike të përgatitur nga spitali i Kukësit.

ReportTv ka siguruar dosjen e akuzës për abuzimet e Halilit ku rezulton se në 5 vite përfshi periudhën 2009 ? 2014 nga bashkia Kukës për sigurimet shoqerore, shëndetësore dhe tatimim mbi të ardhurat është 62.000.853 lekë borxhi i krijuar në drejtorinë e Tatimeve në këtë qytet.

Këtë borxh thotë prokuroria Bashkia Kukës kish marrë përsipër ta shlyente me këste por as kjo skish ndodhur duke thelluar skandalin.

Shkeljet e konstatuara nga hetimet i përkasin financimit të Sport klub Futboll Kukësi nga ana e ish Kryetarit Bashkisë Hasan Halilaj, thotë prokuroria.

Ndër shkeljet e konstatuara janë, mungesa e aktit që vërtetonte kapitalin themeltar të Sport Klub Kukësi, Mungesa e vendimeve të bordit të aksionerëve, Mungesa e projekt vendimit të këshillit bashkiak Kukës si dhe mungesa e dokumentit që vërteton përfitimet e Bashkisë nga sponsorizimet e kryera në klub, ku paratë e përdorura nga Bashkia ishin çelur për grantin e sigurimeve shoqërore.

Dëmi i shkaktuar punonjësve të Bashkisë Kukës nga veprimet e Halilit është 30.000.000 lekë veç dëmit shkaktuar në Buxhet.

Share This Video


Download

  
Report form