Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
9?Luani me zemër dhe pa presion? ky është mesazhi që i është përcjellë sot çunave të kombëtares para nisjes së tyre drejt Francës.
Vetë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama udhëtoi drejt Bergamos ku ndodhet kombëtarja për t?i uruar fat në Francë 2016.
Sot paradite ata janë mbledhur në hotel ?Ëinter Garden? ku dhe kanë marrë dhe mesazhet e fundit
Armando Duka: Urojmë që ju ta luani këtë kompeticion pa presion. Ne e konsiderojmë veten me objektiva të realizuar. Gjithsesi si skuadër futbolli nuk shkojmë atje për të plotësuar numrin por për ti dhënë vlera. Luani pa presion dhe pa ngarkesë psikologjike. Është shumë e rëndësishme që ju të kënaqeni por dhe me lojën tuaj të kënaqen të gjithë tifozët.
Edi Rama: Erdha për tju përshëndetur dhe për tju uruar rrugë të mbarë dhe kampionat të mbarë.
E rëndësishme është që ju të jepni në fushë gjithcka që keni. Ju përfaqësoni jo Shqipërinë, por gjithë kombin. Përfaqësoni Shqipërinë, Kosovën dhe të gjithë trojet ku banojnë shqiptarët, përfaqësoni ëndrrën e shqiptarëve sot për sukses dhe dinjitet dhe për të qenë të barabartë.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/kryeministri-rama-viziton-kombetaren-perpara-nisjes-ne-france/