Gazetarja greke pyet Bushatin: Çështja çame pengon Shqipërinë në BE? Ja përgjigja e ministrit

Ora News Lajme 2016-06-06

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetarja greke e agjencisë së lajmeve në Athinë e ka pyetur ministrin Bushati se mos çështja çame pengon integrimin e Shqipërisë në BE. Por ministri Bushati i ka shpjeguar gazetares se nuk e kuptonte lidhjen e kësaj çështje me integrimin. Ai tha se pyetje të tilla nga gazetarë grek nuk të lënë shije të mira.
Gazetarja greke: Zoti Bushati ju folet për marrëdhëniet e mira që doni të keni dhe si një partner strategjik. Gjithësesi ama nuk mendoni ju se ky insistemi i fundit me të cilin është vendosur nga lidershipi shqiptar cështja e cameve nuk favorizon dialogun, dmth vendos një pengesë në rrugëtimin europiane të Shqipërisë?
Bushati: Dua t?ju siguroj që nuk ka pengesë nga ana jonë që po i vëmë Greqisë, ky është një dialog, i sinqertë, jo i lehtë. Megjithë respektin për pluralitetin e mendimit e kam të vështirë të kuptoj lidhjen mes zgjdhjes së një çështje me procesin e integrimit në BE.
Prandaj megjithë respektin për pyetjen, kur vjen nga gazetarë grekë nuk të lë shijë të mirë, kur dihet që Greqia është promotore e zhvillimit integrues.
Kush më shumë se Greqia është në favor të integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor, frytet e të cilit kemi filluar ti shohim së bashku.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/gazetarja-greke-pyet-bushatin-ceshtja-came-pengon-shqiperine-ne-be-ja-pergjigja-e-ministrit/

Share This Video


Download

  
Report form