Report TV - Elbasan, atentat Florenc Çapes plagoset miku i tij dhe një police

Report TV 2016-06-06

Views 4

Rikthehen atentatet mafioze ne Elbasan. Paraditja e kësaj të hëne ka shënuar një tjetër atentat mafioz ku kanë mbetur të plagosur dy persona njëri prej të cilëve është Bledar Mucja, mik i Florenc Capjes ndaj të cilit mendohet se është organizuar atentati dhe një efektive policie e cila ka mbetur aksidentalisht e plagosur nga të shtënat.

Çapja është nje emer u njohur për policinë e Elbasanit dhe për hasmërinë me disa fise ne Elbasan si dhe mbeti i plagosur në sulmin e 4 shkurtit së bashku Bledarin.

Sipas burimeve të Report TV ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kirurgjisë së Vjetër, ku mësohet se në pjesën e parkimit të godinës një makinë tip 'Volswagen' me targa AA997NE ka qëlluar ndaj një automjeti tjetër tip ford me targa AA234 TR ku dyshohet se udhëtonte Florenc Çapja së bashku me mikun e tij i cili mbeti i plagosur nga të shtënat.

Makinat dyshohet se kanë shkëmbyer zjarr teksa ishin në lëvizje çka ka bërë që efektivja e policisë të marrë plagë në trup e të mbetet e plagosur.

Report TV meson se Florenc Çapja ka qënë i pranishëm në momentin që ka ndodhur ngjarja por nuk është dëmtuar nga të shtënat. Policja ka marrë një plagë në gjoks, ndërsa i plagosuri tjetër ka marrë një plumb në kokë dhe është në gjendje të rëndë.

Share This Video


Download

  
Report form