Përmes një interviste ekskluzive për Report TV, Ministri i Mjedisit Lefter Koka shpjegon cilësinë e ajrit, ujërave, plazheve e pyjeve.
Sipas tij, në tre vite është përmirësuar dukshëm cilësia e plazheve, por mbetet problem ndotja e ajrit prej makinave me moshë të madhe
Ndërsa është përmirësuar ndjeshëm cilësia e ujërave, problem mbetet ndotja e mjedisit nga gazrat e makinave.
Nga 1 korriku 2016, do të hyjnë në fuqi normat e reja të ndotjes nga automjetet.
Një masë e tillë, sipas Ministri i Mjedisit Lefter Koka u mor për shkak të moshës së madhe të mjeteve që qarkullojnë në territorin shqiptar.
Ndërkohë që shumë më e ndryshme paraqitet situate e plazheve, veçanërisht duke qenë se jemi përpara sezonit turistik.
Koka thotë se ndërhyrjet e këtyre tre viteve kanë bërë që bregdeti shqiptar të ofrojë cilësi ujërash të njëjtë me ato të rajonit e të Bashkimit Evropian.