Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës do të apelojë në Gjykatën Administrative të Apelit, vendimin që e detyronte të emëronte prokuror në Kukës, bashkëshortin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.
Është vetë Kreu i Shtetit, Bujar Nishani i cili paralajmëron në një intervistë për Ora News, betejën në gjyqësor, për vendimin e dhënë në 23 maj nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, që i dha të drejtë Bledar Valikaj në padinë ndaj Presidentit për rrëzimin në heshjte të emërimit të tij në Kukës.
Bujar Nishani: Procesi vazhdon në sistemin gjyqësor. Sistemi gjyqësor ka disa shkallë dhe procesi vazhdon. Është qartazi përcaktuar sesi funksionojnë dhe sesi adresohen ankesat që kemi ndaj vendimeve gjyqësore. Presidenti ka respektuar dhe do të respektojë gjithmonë, jo vetëm si institucion, por edhe si qytetar në radhë të parësistemin që ne kemi ndërtuar në Kushtetutën e vendit dhe në jurispudencën tonë të brendshëm.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/emerimi-i-bashkeshortit-te-felajt-presidenti-do-ankimoj-vendimin-e-gjykates-administrative/