Shoqata 'Eko-Mendje' i ka dhënë një mësim të mirë institucioneve përgjegjëse për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e objekteve publike.
Gjatë kësaj të premte antarët e shoqatës kanë bërë riparimin e urës së vjetër me kontribute modeste të dhëna nga vetë dashamirësit e mjedisit.
Mirsad Basha, thotë se ka dërguar dy kërkesa për bashkpunim drejt DRKK dhe Bashkisë, kjo e fundit nuk ka kthyer asnjë përgjjigje.
Ndërhyrja ka konsistuar kryesisht në riparimin e vendeve të cilat janë kthyer në burim aksidentesh për këmbësorët.
Kjo për shkak të dëmtimit të dërrasave në këtë urë. Ndërsa apeli vijon të jetë i hapur për ndërhyrje emergjente, pasi situata po degradon nga dita në ditë, ndërsa kalimtarët që e frekuentojnë këtë urë sa vijnë e rriten.